Hamiltoni i ka sjellë Ferrarit rreth 70 milionë euro fitim në marketing?!

Sezoni 2025 i Ferrari e veçanërisht i Luis Hamilton është zhgënjyes, që ka fituar vetëm garën sprint në Kinë. Më pas, asnjë podium këtë vit. Por, nëse në pistë gjërat shkojnë jo mirë, në marketing “kokëkuqja” ka qenë mjaft produktive.

Sipas vlerësimeve të kryera nga mediat italiane, “efekti Hamilton” në të ardhurat e Ferrari është afërsisht 70 milionë euro më i lartë se xhiroja e saj e vitit 2025. Kjo shifër mund të kishte qenë edhe më e lartë nëse rezultatet do të ishin më të mira.

Në mënyrë specifike, nga janari deri në qershor, të ardhurat u rritën nga 313 milionë euro (kjo shifër është për të njëjtën periudhë në vitin 2024) në 396 milionë euro, falë të ardhurave më të larta nga partneritetet e reja dhe rritjes së bonuseve nga përfundimi më i mirë në Formula 1.

Vendi i dytë sezonin e kaluar në botërorin për konstruktorë vlen midis 30 dhe 40 milionë euro në rritjen e të ardhurave prej 83 milionë eurosh. Marrëveshjet e reja të sponsorizimit “mbulojnë” të ardhurat e mbetura, duke arritur në 40-50 milionë euro, një fitim edhe falë marrëveshjes me Hamiltonin.

Pjesa e mbetur prej 20-30 milionë eurosh e nevojshme për të plotësuar të ardhurat e vlerësuara prej 70 milionë eurosh për Ferrari në vitin 2025 falë Hamiltonit vjen nga shfrytëzimi i markës në licencim, tregëtim dhe modë.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img