“Grupi i Kumanovës” së shpejti pritet të transferohet në Kosovë

Familjarët e anëtarëve të dënuar të rastit të njohur si “Grupi i Kumanovës” kanë reaguar publikisht ndaj raportimeve të fundit në media dhe procesit të transferimit të të afërmve të tyre në Kosovë.

Në një reagim zyrtar, ata kanë sqaruar se kërkesa për transferim është bërë për të gjithë të dënuarit e këtij rasti, fillimisht për pesë prej tyre për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe urgjencës së situatës, ndërsa menjëherë pas kësaj është dërguar edhe kërkesa e dytë për përfshirjen e të gjithëve.

“Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka vepruar në mënyrë korrekte, transparente dhe në bashkëpunim të plotë me ne si familjarë, duke respektuar përgjegjësitë institucionale dhe humane,” thuhet në reagimin e familjarëve.

Ata theksojnë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk e kanë refuzuar zyrtarisht kërkesën, por vonesat në përgjigje janë të pajustifikueshme dhe tejkalojnë afatet ligjore të parapara për këtë proces.

“Kërkojmë drejtësi, transparencë dhe veprim të menjëhershëm për të mos lejuar që çështje të natyrës humane të zvarriten për arsye të panjohura,” përfundon reagimi i tyre.“Grupi i Kumanovës” së shpejti pritet të transferohet në Kosovë

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img