Gjykata Speciale rrëzon mocionin për ish-krerët e UÇK-së – drejtësia selektive vazhdon në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili synonte rrëzimin e disa pjesëve të aktakuzës për krime të pretenduara të luftës. Një vendim që po shihet gjerësisht si vazhdim i një procesi të gjatë, të njëanshëm dhe të politizuar kundër figurave kyçe të luftës çlirimtare.

“Trupi gjykues rrëzon mocionin e mbrojtjes, sipas rregullës 130, në tërësinë e vet”, deklaroi gjykatësi Charles Smith, duke shtuar se nuk kishte “bazë ligjore” për të hequr ndonjë pjesë të aktakuzës.

Ky vendim vjen pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme nga mbrojtja dhe pavarësisht faktit që edhe nëse kundërshtimet do të konsideroheshin të vlefshme, gjykata nuk do të ndërhynte për të ndryshuar akuzat. Kjo qasje e gjykatës ngre seriozisht pikëpyetje mbi autoritetin e saj real dhe mbi motivet politike të mbajtjes në burg të liderëve të luftës dhe të paqes në Kosovë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa procesi gjyqësor ka hyrë në vitin e pestë pa ndonjë vendim përfundimtar. Zvarritja e drejtësisë, përdorimi selektiv i akuzave dhe mohimi i lirimit me kusht për këta të akuzuar janë disa nga arsyet pse Gjykata Speciale është gjithnjë e më shumë nën akuzë nga opinioni publik dhe nga vetë qytetarët e Kosovës.

Seanca u mbyll për publikun përkohësisht, teksa po trajtohen çështje të tjera gjyqësore. Por ajo që mbetet e qartë është se drejtësia për ish-liderët e UÇK-së po ndjek një rrugë të pabarabartë dhe të mbushur me vendime që shtojnë dyshimet për motivet e vërteta prapa kësaj gjykate.

Ky vendim nuk është thjesht një zhvillim juridik – është një goditje e re ndaj dinjitetit të luftës së drejtë të popullit të Kosovës dhe përpjekjeve për të mbrojtur të vërtetën historike nga tendencat për ta rishkruar atë me mjete politike.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img