Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të premte fajtor deputetin demokrat Bardh Spahia për veprën penale “pengim i ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.
Sipas vendimit, Spahia është dënuar me 100 mijë lekë gjobë. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte kërkuar një dënim më të lartë, prej 700 mijë lekësh gjobë.
Çështja ndaj Spahisë nisi pas një kallëzimi të bërë nga ish-drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës, Mark Molla. Ky i fundit pretendoi se ishte larguar nga detyra në mënyrë të padrejtë dhe, pavarësisht një vendimi gjykate për rikthimin në punë, nuk ishte riemëruar.
Sipas hetimeve, Bardh Spahia, në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës, nuk ka zbatuar vendimin e formës së prerë të gjykatës për rikthimin e Mollës në detyrë.

