Filipçe: Nëse pranojmë emigrantë, vendit i mbyllen përgjithmonë dyert në BE

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe ka reaguar sërish për informacionet se vendi do të pranojë emigrantë nga Britania e Madhe.

Ai tha se nëse ndodh ky veprim, Maqedonisë do t’i mbyllen dyert përgjithmonë në Bashkimin Evropian.

“Nuk e di nëse e keni ndjekur dhe vërejtur se ne na intereson vetëm një gjë: çfarë do të bëjmë me migrantët? Kur duam të shohim një shfaqje, shkojmë në teatër! Kemi migrantë në dyert e shtetit, e unë të flas për gjëra nga e kaluara, për luftë? Mua më intereson e ardhmja e Maqedonisë, por jo çfarëdo e ardhmeje, por ajo evropiane. Si të shkojmë atje nëse pranojmë migrantë? I mbyllim përgjithmonë dyert e Maqedonisë. Përgjithmonë! Kujt ende nuk i është e qartë? Gjithçka me qëllim që të na largojnë vëmendjen nga migrantët”, tha Filipçe.

Ai shtoi se skena politike në vend ofron situata të sajuara, me qëllimin e vetëm të largimit të vëmendjes nga temat me rëndësi për qytetarët.

“Merren me përndjekje politike, kallëzime penale, padi dhe marrëzira nga viti 2018, tani edhe me protesta. Vetëm cirk dhe elefantë në rrugë nuk kanë nxjerrë ende. Nuk dua të merrem me veprime të sajuara dhe të inskenuara që shërbejnë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemi kryesor, e ai janë migrantët për para”, deklaroi Filipçe.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img