Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

Në zonën bujqësore të Halilajt dhe Imështit të Lushnjes, problemet me çmimin e shitjes së shalqirit kanë futur në krizë prodhuesit. Ata akuzojnë pikat e grumbullimit se kanë mbjellë vetë qindra hektarë me shalqi, ndaj shesin më parë prodhimin e tyre, duke bllokuar atë të fermerëve të tjerë.

Për këtë arsye, prodhuesit e disa fshatrave të Lushnjes vendosën ditën e sotme të ngriheshin në protestë për të sensibilizuar strukturat e shtetit lidhur me situatën. Ata thonë se fermerëve iu bë presion dhe, për pasojë, protesta nuk u realizua.

Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e strukturave të shtetit për të kontrolluar abuzimet me çmimet e shitjes së produkteve të stinës. Sipas tyre, jo vetëm shalqiri, por edhe specat, domatet dhe kastravecat janë ulur në 10 lekë për kilogram. Në këto kushte, prodhimi ka mbetur në ara pa u vjelë, ndërsa i nxehti po e dëmton. Çmimi i ulët ka bërë që fermerët të lënë gjithçka pa vjelë.

Një tjetër fermer i ri tregon se nuk zgjodhi të emigrojë, por të punojë tokat në fshat. Pas një viti pune, ai ka arritur të kuptojë se bujqësia është bërë monopol i pikave të grumbullimit.

Fermerët kërkojnë të takohen me përfaqësues të qeverisë për të biseduar mbi situatën e çmimeve dhe për të kuptuar arsyen e rënies së menjëhershme nën koston e prodhimit. Thirrjes së tyre deri tani nuk i është përgjigjur askush.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img