Feride Haxhiu: Çfarë autogoli: A po e kritikon Blerant Ramadani vetë Blerim Bexhetin?

Deputetja e VLEN-it nga Saraji, Feride Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj statusit të kandidatit për kryetar të komunës, Blerant Ramadani, i cili kishte shkruar se “votuesi që nuk flet publikisht, po pret momentin – për ta kthyer zhgënjimin në drejtësi dhe për ta rikthyer dinjitetin e shqiptarëve”.

Haxhiu ka cilësuar këtë status si “autogol”, duke thënë se është absurd dhe përbën nënçmim për banorët e Sarajit.

“Çfarë autogoli! Nuk e di Blerant Ramadani këtë status a ia ka dedikuar Blerim Bexhetit, apo çka! Çfarë absurdi, çfarë nënçmimi për banorët e Sarajit! Del e shkruan për ‘zhgënjim’, ndërkohë që i rri pranë vetë Blerim Bexhetit. Atij që 20 vjet e ka zhytur Sarajin në dështime, pa ujë, pa kanalizim, pa transport, pa rrugë, pa çerdhe… E sot, me çka nuk ka problem kjo komunë për faj të tij! Me çfarë fytyre flet për dinjitet e drejtësi, kur je kandidat i vetë autorit të këtij zhgënjimi? Absurde!”, ka shkruar Haxhiu.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img