Enes Ibrahim nga Lëvizja e Turqve pritet të hyjë në garë për komunën e Çairit

Në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, gara për Komunën e Çairit po bëhet gjithnjë e më interesante. Burime partiake për PressOnline.al bëjnë të ditur se, përveç Izet Mexhitit nga VLEN dhe Bujar Osmanit nga BDI dhe koalicioni Beslidhja Shqiptare për Integrim, pritet të zyrtarizohet edhe kandidatura e kryetarit të Partisë Lëvizja e Turqve (THP), Enes Ibrahim.

Sipas burimeve brenda THP-së, partia është pjesë e koalicionit me LSDM-në, por partneri i tyre nuk do të paraqesë kandidatura në komunat me shumicë shqiptare, çka i hap rrugë vetë THP-së për të garuar në këto zona me kandidatët e vet.

“Ne jemi partner i koalicionit me LSDM-në, por partneri ynë nuk do të kandidojë në komuna me shumicë shqiptare. Andaj ne po analizojmë mundësinë që të paraqesim kandidatura për kryetar komune dhe lista të plota këshilltarësh në ato komuna. Në komunat ku jemi bashkë me koalicionin, do të garojmë me lista të përbashkëta. Po, kryetari ynë po e mendon seriozisht kandidaturën për Çairin, ndërsa po shqyrtojmë edhe disa komuna të tjera”, deklarojnë për PressOnline.al burime nga THP.

Sipas të njëjtave burime, nëse kandidatura e Ibrahim për Çairin zyrtarizohet, fushata e tij do të udhëhiqet nga një ekip i kombinuar ekspertësh vendorë dhe nga Turqia, duke sinjalizuar një angazhim serioz për këtë garë.

Në këtë mënyrë, Çairi mund të ketë një përballje të fortë mes tre figurave politike të njohura, duke e bërë këtë komunë një nga betejat më të nxehta të zgjedhjeve lokale të tetorit.(PressOnline.al)

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img