Emshiu: Së bashku do të vazhdojmë – jo vetëm për një mandat të dytë, por për një Bogovinë më të mirë për të gjithë

Kryetari aktual i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, ka reaguar sot me një mesazh publik falënderues, pasi mori mbështetjen zyrtare nga strukturat e Degës së BDI-së në Bogovinë, Kryesia Qendrore e BDI-së, si dhe nga lideri i partisë, Ali Ahmeti, për të garuar për një mandat të dytë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në deklaratën e tij, Emshiu shprehu mirënjohje të thellë për besimin e dhënë dhe theksoi se kjo mbështetje nuk është vetëm formale apo politike, por për të përfaqëson një obligim moral dhe kombëtar, që e lidh drejtpërdrejt me përgjegjësinë ndaj qytetarëve të Bogovinës.

“Ky vendim për mua nuk është thjesht një përkrahje për punën që kemi bërë deri më sot, por një përgjegjësi e madhe për të vazhduar misionin tonë të përbashkët për zhvillimin dhe përparimin e komunës sonë,” – u shpreh Emshiu.

Ai gjithashtu falënderoi në mënyrë të veçantë liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke e quajtur “udhërrëfyes të palodhshëm dhe shembull vizioni dhe përkushtimi ndaj çështjes kombëtare.”

Duke reflektuar mbi katër vitet e kaluara të mandatit të tij të parë, Emshiu tha se është ndërtuar një themeli i fortë për një Bogovinë më moderne, më të zhvilluar dhe më dinjitoze për qytetarët e saj. Ai përmendi bashkëpunimin me qytetarët, transparencën dhe vullnetin politik si faktorë kyç që sollën rezultate konkrete.

“Kemi dëshmuar se kur ka vullnet dhe bashkëpunim, mund të arrihen gjëra të mëdha. Por ende ka shumë për të bërë,” – theksoi Emshiu.

Kandidati për një mandat të dytë bëri të ditur se kjo fazë e re do të sjellë projekte më të mëdha, më shumë përkushtim për çdo lagje, fshat dhe familje në komunë.

“Mandati i dytë do të jetë një fazë e re, ku synimet tona do të jenë më të larta dhe përkushtimi ynë edhe më i madh. Ne do të punojmë për një Bogovinë ku të rinjtë shohin të ardhme, ku fermerët gëzojnë mbështetje dhe ku çdo qytetar ndihet i respektuar dhe i përfaqësuar,” – tha ai.

Në përfundim të fjalimit, Emshiu u zotua se do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve me përkushtim të plotë dhe se angazhimi i tij politik do të mbetet i bazuar në vlera, transparencë dhe vizion të qartë për zhvillimin e komunës.

“Së bashku do të vazhdojmë – jo vetëm për një mandat të dytë, por për një Bogovinë më të mirë për të gjithë!” – përfundoi Besnik Emshiu.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img