Emir Sulejmani nga Grupçini: Fjala bëhet besë, besa bëhet veprim – ejani të bashkohemi për ndryshim

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka zhvilluar një tjetër takim të ngrohtë me qytetarët, kësaj here në Grupçin, në konakun e familjes Sherifi – një shtëpi ku vlerat tradicionale përkojnë me bindjen për një të ardhme më të mirë.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Sulejmani u shpreh i nderuar për mikpritjen, duke theksuar atmosferën e veçantë që e karakterizoi këtë takim:

“Grupçin, në konak të familjes Sherifi, aty ku fjala bëhet besë dhe besa bëhet veprim!” – shkroi ai.

Ky mesazh i shkurtër por i fuqishëm, vjen si thirrje për të gjithë banorët e Zhelinës që të bëhen pjesë e një ndryshimi të shumëpritur, një lëvizje që, sipas kandidatit të BDI-së, është më afër se kurrë:

“Ejani, të bashkohemi për ndryshimin që po troket!” – theksoi Sulejmani, duke shtuar se dera e këtij ndryshimi është e hapur për të gjithë ata që besojnë në një Zhelinë të ndershme, të zhvilluar dhe me dinjitet.

Takimet e Sulejmanit në çdo lagje e fshat po krijojnë një atmosferë mobilizuese, me theks të veçantë tek vlerat e familjes, besa dhe angazhimi i ndërsjellë për të mirën e përbashkët. Ndërsa zgjedhjet lokale afrohen, duket se fushata e tij po ndërtohet mbi themele të forta të besimit dhe respektit me qytetarët.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img