Edhe sot heshtje në BDI-në e Bogovinës, asnjë koment nga Besnik Emshiu lidhur me kandidaturat

Në BDI-në e Bogovinë mbretëron një heshtje e pazakontë, edhe pse zgjedhjet lokale janë shpallur zyrtarisht. Asnjë deklaratë, asnjë mobilizim, asnjë shenjë fushate. Është një heshtje që flet më shumë se çdo fjalim, një pranim i heshtur se gara është e humbur para se të nisë.

Vendimi për të mos e rikandiduar kryetarin aktual, Besnik Emshiun, ka shokuar edhe vetë strukturat lokale të partisë. Vetëm disa ditë më parë ai ishte konfirmuar si kandidat nga baza, por katër vite keqmenaxhim, premtime të pambajtura, projekte të dështuara dhe mungesë vizioni ia kanë mbyllur derën për një mandat të dytë.

Përçarjet brenda BDI-së, lufta mes fraksioneve dhe mosmarrëveshjet në koalicion e kanë thelluar krizën. Faktor vendimtar ka qenë edhe kundërkandidati i VLEN-it, Feti Abazi, profesionist i njohur, me reputacion të pastër dhe mbështetje të gjerë. Anketat e brendshme, sipas burimeve, kanë treguar një diferencë të thellë në favor të tij, duke e bërë të qartë se një përballje e drejtpërdrejtë do të përfundonte me humbje të thellë për BDI-në.

Madje, edhe vonesa e zyrtarizimit të kandidaturës ka qenë një sinjal i heshtur i mungesës së besimit tek Emshiu. Sot, heshtja totale brenda partisë nuk është thjesht mungesë reagimi, është aroma e panikut që po mbërthen çdo nivel të strukturës.

Bogovina, bastion i njohur anti-BDI, duket se edhe në këto zgjedhje do ta konfirmojë reputacionin e saj. Ndryshimi i vetëm është se këtë herë, nuk janë vetëm qytetarët që nuk besojnë tek BDI-ja, është vetë BDI-ja që nuk beson më tek vetja.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img