E nokautoi me një grusht, Avdimetaj për KosovaPress: Unë s’mundem me humb nga një serb

Ky grusht i fortë, serbit Momcilo Janjic i erdhi nga boksieri kosovar Arigon Avdimetaj. 21 vjeçari nga Strellci i Epërm i Deçanit debutoi me sukses të jashtëzakonshëm në karrierën profesionale duke e fituar luftën që na raundin e dytë me një nokaut te fuqishëm ndaj kundërshtarit të tij.

Për këtë fitore të madhe, Avdimetaj ka folur për KosovaPress duke thënë se para luftës ia kishte bërë të qartë vetes së “nuk mund të pësohet humbje nga një serb”.

“U ndjeva super se të jep, të jep ekstramotivim, normalisht. Normal ke edhe pak ekstra presion kur e din që është serb, se e din që nuk bën kurrqysh me humb. Por ka qenë shumë, shumë ekstra motivim edhe për të ushtruar më fort…Me të thënë të drejtën unë qare nuk e kam pas pa e fituar atë. S’mundem me humb nga serbi. Në rundin e parë shkova pak duke e shikuar qysh po bokson kundërshtari, çka po bën, çfarë gabimesh bën, edhe aty pastaj e zura në rundin e dytë”, theksoi Avdimetaj.

Lexo po ashtuVedat Muriqi “godet” sërish Realin, “pirati” vendimtar ndaj gjigantit spanjollPër atë goditje fatale për boksierin serb, Avdimetaj tregon se mori edhe disa kritika.
“Aty kam pasur edhe bukur shumë kritika në atë moment që kur ke poshtë që e kam goditur. Por nëse e shikon në video mirë, nuk i ka pas dy duart as gjurin, asnjërin në tokë. Domethënë ka qenë hala në meç edhe kam guxoftë me godit aty edhe një herë, edhe atë e kam bërë”, tregon tutje Avdimetaj për KosovaPress.
Por, a pati ndonjë komunikim mes Avdimetajt dhe boksierit serb pas luftës ndërmjet tyre?

“Jo, jo, as nuk ja kam dhënë dorën, as sen, hiç. Asnjë komunikim me kundërshtarin… Po normal që është ekstra motivuese kjo, se kur të dish që e ke krejt popullin mbas teje, ti qysh mundesh me humb? S’ki, s’mundesh. Të jep tepër motivim.”, theksoi Avdimetaj.

Në fund, 21 vjeçari theksoi se përkrahja e madhe që ka marrë në Kosovë për këtë fitore po e mitovon tej mase që të synojë edhe fitore të tjera në karrierën e tij profesionale që tashmë sapo ka nisur.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img