Durim Bamit e Lul Berishës “iu shkon” në Peqin dhe Sabah Nuzi, vrasësi i Klevis Lleshit do të futet te “41 Biss”, rihapet regjimi i ashpër

Pas kontrolleve të bëra në të gjitha burgjet e vendit, mësohet se ministri i drejtësisë ka firmosur së fundmi dërgimin në regjimin e ashpër të Sabah Nuzit, i dënuari për vrajsen e Klevis Lleshit.

Burimet bëjnë me dije se futja në regjim të ashpër e Nuzit u zbatua në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin.

Ndërsa mësohet se në regjimin e ashpër do të hynë edhe të burgosur të tjerë.

“41-biss” ishte bosh prej dhjetorit të 2025, ndaj do të rihapet pas 5 muajsh ku pritet të hyjnë dhe disa të burgosur të tjerë.

Kujtojmë se bashkë me Durim Bamin, më 13 maj, Lulzim Berisha u transferua për në burgun e sigurisë së lartë, në Peqin.

Transferimi i ish-kreut të bandës famëkeqe të Durrësit vjen pak ditë pas videoskandalit ku një grup të burgosurish, përfshirë vetë Berishën, festonin brenda në një qeli në paraburgimin e Durrësit.

Ishte gazetari Flamur Nezaj ai që denoncoi me video festën nga të dënuarit e burgut të Durrësit, në mesin e tyre dhe Lul Berisha Fehmi Mziu, Islam Kasa alias “Mitralozi”, si dhe të besuar të Kel Arapit, përveç disa të dënuarve të tjerë. Kujtojmë se Sabah Nuzi, personi i arrestuar me kërkesë të SPAK për vrasjen e 22- vjeçarit Klevis Lleshi, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme. Sipas hetimeve, ai është paguar 50.000 euro për vrasjen, por para togave të zeza Nuzi i ka mohuar akuzat.

Ai është shprehur se nuk është i përfshirë fare në vrasjen për gjakmarrje të 22- vjeçarit nga Burreli.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img