Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, priti Atashetë e Mbrojtjes të akredituar në vend

Sot, në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), drejtori Muhamed Ali priti anëtarët e Asociacionit të Atasheve të Mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës.

Gjatë takimit, drejtori Ali prezantoi funksionimin, kompetencat dhe rolin e QMK-së në kuadër të sistemit kombëtar të menaxhimit të krizave, duke vënë theks të veçantë në rëndësinë e koordinimit institucional, komunikimit në kohë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

Ai theksoi se përballja me sfidat bashkëkohore të sigurisë kërkon qasje të përbashkët dhe shkëmbim të vazhdueshëm të përvojave dhe praktikave më të mira.

“Vetëm përmes partneritetit dhe bashkëpunimit të sinqertë mund të ndërtojmë mekanizma më efikasë për parandalim dhe reagim ndaj çdo situate që cenon sigurinë e qytetarëve dhe të shtetit”, u shpreh drejtori i QMK-së, Muhamed Ali.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rritjes së kapaciteteve për menaxhimin e krizave në vend.

https://www.facebook.com/share/p/1AAfj445B9/

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img