Dizhoni është zemra e Çairi/ Mexhiti dhe Murtezi prezantojnë planin transformues

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka publikuar sot në faqen e tij zyrtare në facebook episodin e gjashtë të videove të MASTERPLANIT PËR ÇAIRIN, një projekt madhor që synon të sjellë zhvillim dhe transformim rrënjësor për çdo lagje të kësaj komune.

Në këtë episod, shfaqet Muhamed Murtezi, bartës i listës për këshilltar të VLEN-it në Këshillin Komunal të Çairit, së bashku me arkitektin e njohur nga Stambolli, Bajram Vardar, i cili është me origjinë shqiptare nga Shkupi i cili ka sjellë përvojën e tij të pasur nga projektet e mëdha urbane në Turqi.

Murtezi, duke folur për historinë dhe gjendjen aktuale të Dizhonit, theksoi se kjo lagje ka kaluar një proces të gjatë zhvillimi dhe sot është një nga pikat më të rëndësishme të Çairit.

“z.Bajram siç edhe ju tregova, Dizhoni ka filluar të popullohet diku viteve të 60-ta, në fillim të viteve të 60-ta, pas tërmetit katastrofal që e goditi Shkupin, ndërsa më shumë gjatë viteve 70-ta dhe të 80-ta, fillojnë të vijnë njerëz, të ndërtojnë nga një shtëpi, nga një konak edhe sot po e shohim se sa është mbipopulluar si lagje, është bajagi me shtëpi, llogaritet se mund t’i ketë diku 10 mijë banorë. Ka lëvizje migrimi edhe prej këtu, disa edhe për shkak të ngushtësisë kanë shku nëpër pjesë të tjera të qytetit, kemi edhe të rinj mjaft që janë edhe në gurbet dhe si vend i tillë me sipërfaqe të vogël dhe me këtë dendësi, ne vërtetë konsiderojmë që Dizhoni ka nevoj për diçka më shumë dhe meriton diçka më shumë. Këta banorë meritojnë diçka më mirë dhe ne shpresojmë që me idetë e juaja, me përvojën tuaj që e keni në Bursa dhe Stamboll, me vullnetin tonë dhe me punën tonë bashkë mund të bëjmë diçka të mirë për këtë pjesë të qytetit, për këtë arterie, unë e quaj kështu sepse jam prej Dizhonit, arteria e Çairit, zemra e Çairit,” ka thënë Muhamed Murtezi, bartës i listës për këshilltar i VLEN-it në Këshillin Komunal të Çairit.

Sipas Murtezit, ky mesazh, i shoqëruar me idetë inovative të arkitektit Vardar dhe vizionin e qartë të Izet Mexhitit, e kthen Dizhonin në një nga pikat kyçe të planit transformues për Çairin.

Bartësi i listës për këshilltar i VLEN-it në Këshillin Komunal të Çairit gjithashtu ka thënë se VLEN bashkë me Izet Mexhitin në krye po premton jo vetëm investime infrastrukturore, por një qasje të re për urbanizimin e lagjeve tradicionale, duke i dhënë banorëve kualitet jete, hapësira publike funksionale dhe zhvillim modern.

https://www.facebook.com/share/r/16wDNvUraG/

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img