Dimitrievski: Pason një periudhë pune, jo zgjedhjesh

“Pasojnë një periudhë pune, jo zgjedhjesh”, deklaroi kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, në emisionin Klik Plus në TV21, në pyetjen nëse në vend duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Jam shumë mirë i informuar për atë që ndodhi në takimin e liderëve. A do të ketë sot, nesër zgjedhje parlamentare, për ne është absolutisht e njëjtë. Ne, si subjekt i ri politik, në çdo moment jemi të gatshëm të marrim pjesë në të gjitha zgjedhjet. Këtë e përcakton shumica, dhe ajo i takon partnerit tonë të koalicionit. Pason një periudhë pune, jo zgjedhjesh. Kemi krijuar një zakon të keq, që kur ka zgjedhje, për 2 deri në 4 muaj shteti qëndron në vend. Ja, sapo vij nga një takim me disa prej investitorëve më të mëdhenj në komunën time dhe pikërisht këtë e konstatuam. Vetë investimi po vonohet sepse gjatë periudhës zgjedhore shteti nuk funksiononte”, deklaroi Dimitrievski.

Lidhur me çështjen aktuale të këtyre ditëve, rritjen e pagës minimale, Dimitrievski tha se paga minimale në vend përmban shumë politikë dhe pak thelb.

“Paga minimale në shtet përmban shumë elemente politike dhe shumë pak thelb. Paratë gjithmonë janë të pakta dhe pagat janë të ulëta në Maqedoni, por rritja e pagave nënkupton edhe rritje të çmimeve, veçanërisht te ofruesit e shërbimeve publike. Unë dua që ndërmarrjet e mia publike të kenë paga të larta, por atëherë çmimet e shërbimeve do të jenë më të larta. Këtu ka shumë politikë dhe pak thelb”, tha Dimitrievski.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img