Dimitrieska-Koçoska do të nënshkruajë memorandum në Zagreb, Maqedonia i bashkohet iniciativës për avancimin e tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e tregut të kapitalit, që do të mbahet ditën e sotme më 25 gusht 2025 (e hënë) në Zagreb, Republika e Kroacisë.

Eventi organizohet nga Ministria e Financave e Republikës së Kroacisë dhe është iniciativë rajonale në të cilën marrin pjesë këto vende: Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia.

Nënshkrimi i memorandumit do ta konfirmojë angazhimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në fushën e tregjeve të kapitalit, përmes përmirësimit të legjislacionit dhe rregullativës, integrimit të infrastrukturës, digjitalizimit dhe harmonizimit.

Kjo iniciativë ka për qëllim të dërgojë sinjal të fuqishëm ndaj investitorëve, tregjeve dhe partnerëve ndërkombëtarë, se vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore janë të përkushtuara ndaj reformave të koordinuara dhe të harmonizuara, si dhe ndaj krijimit të kushteve për rritje ekonomike afatgjate dhe të qëndrueshme.

Në kuadër të këtij eventi, ministrja do të marrë pjesë gjithashtu në një panel ministror, ku do të shkëmbejë përvoja dhe praktika më të mira me kolegët e saj nga rajoni.

Pjesëmarrja e ministres Dimitrieska-Koçoska në këtë event të rëndësishëm paraqet konfirmimin e angazhimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ta thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe për t’u angazhuar në mënyrë aktive në iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e tregjeve dhe përforcimin e besimit të investitorëve.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img