Deputetja Saranda Imeri godet ashpër Valdet Xhaferin: Nga “armik” në “partner” për pushtet, farsa e radhës e BDI-së

Deputetja Saranda Imeri – përfaqësuese e shumicës shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – ka reaguar ashpër përmes një postimi ironik e të drejtpërdrejtë ndaj Valdet Xhaferit, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar. Në mesazhin e saj të fortë, Imeri ka denoncuar me tone të qarta hipokrizinë politike të ish-rivalëve, të cilët sot përqafohen për interesa të pushtetit.

“Armiku i djeshëm – partneri i sotëm!”, shkruan ajo, duke iu referuar marrëveshjeve dhe afrisë së re politike mes figurave që dikur nuk linin fjalë të keqe pa ia thënë njëri-tjetrit.

Ajo përkujton sesi këta politikanë e etiketuan njëri-tjetrin me terma si “tradhtar”, “i korruptuar”, “hajdut” dhe “vegël e huaj”, ndërsa sot, thotë ajo me ironi, janë bërë miq të buzëqeshur “për hatër të popullit”. Deputetja nuk kursen ironinë duke e përshkruar këtë si një farsë të radhës ku “armiqtë bëhen ortakë për pushtet, jo për popull”.

Në fund, ajo u bën thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen nga këto skena të përsëritura politike. “Në këto zgjedhje mos u çuditni: s’po zgjidhni mes të ndryshmëve, por mes të njëjtëve që thjesht po ndajnë karriget bashkë”, përfundon Imeri, duke lënë të kuptohet se populli shqiptar duhet të jetë vigjilent dhe të mos lejojë të mashtrohet nga aleanca të pavërteta dhe të shtira politike.

Ky reagim i Imerit shihet si një tjetër shenjë e tensioneve në rritje në prag të zgjedhjeve dhe e përplasjeve të thella mes opozitës shqiptare dhe strukturave të BDI-së në terren.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img