Daut Memishi kandidon për komunën e Tearcës nën siglën e VLEN-it

Koalicioni opozitar VLEN ka zyrtarizuar emrin e Daut Memishit si kandidatin e saj për kryetar të komunës së Tearcës, në kuadër të zgjedhjeve lokale të nëntorit 2025.

Sipas burimeve të agjencisë INA, vendimi për kandidaturën e Memishit është bërë në kuadër të marrëveshjes së re të arritur mes liderëve të koalicionit VLEN, ku u bë ndarja përfundimtare e komunave dhe kandidatëve përkatës.

Daut Memishi, i njohur për përvojën e tij në administratë dhe angazhimin afatgjatë në komunitet, pritet të ofrojë një qasje më dinamike dhe efikase në qeverisjen lokale të Tearcës. Ai vjen me një platformë që fokusohet në zhvillimin ekonomik lokal, përkrahjen e fermerëve, arsimin dhe krijimin e kushteve më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët e komunës.

Zyrtarizimi i tij shihet si pjesë e strategjisë së VLEN-it për të sjellë figura të reja, të pakorruptuara dhe të përkushtuara për ndryshim. Memishi pritet të fillojë takimet me qytetarët në javët në vijim për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të ndërtuar një program që pasqyron nevojat reale të Tearcës.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img