Daut Beqiri: Haraçina nuk duron më, ndryshimi po vjen

VLEN dje hapi shtabin zgjedhor në Haraçinë, ku u promovua kandidati për kryetar të komunës, Daut Beqiri. Në këtë tubim madhështor morën pjesë liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Arben Fetai, Zeqirija Ibrahimi, si dhe shefi i shtabit qendror zgjedhor, Adnan Azizi, të cilët vlerësuan lart mobilizimin e jashtëzakonshëm që ka ndodhur në Haraçinë dhe jehonën e madhe që ka krijuar kandidatura e Beqirit.

Në fjalimet e tyre, udhëheqësit e VLEN theksuan mbështetjen e fuqishme që Qeveria aktuale po i jep kësaj komune përmes projekteve madhore si mbulimi i kanalit dhe investime tjera kapitale, duke rikthyer besimin se Haraçina më në fund po sheh zhvillim real.

Atmosfera kulmoi me fjalimin e kandidatit Daut Beqiri, i cili u mirëprit me ovacione dhe emocion të madh nga të pranishmit. “34 vite shtet i pavarur, 24 vite prej luftës dhe ende, kur ecim nëpër Haraçinë, duket sikur jemi mesjetë e jo shekull i 21. Haraçina është djegur, është mbuluar nga predhat, është vjedhur e varfëruar. Por një gjë kurrë nuk ka ndodhur, haraçinasit nuk janë dorëzuar! Ky shpirt human e kombëtar është keqpërdorur nga ata që nuk e duan as kombin e as Zotin. Por Haraçina nuk duron më shumë. Ndryshimi po vjen, sepse edhe Haraçina VLEN!”, deklaroi Beqiri.

Ai falënderoi liderët e VLEN për besimin dhe tha se kandidatura e tij është një amanet i madh përballë qytetarëve “Çdo ditë jam me banorët, dëgjoj hallet e tyre, por edhe ëndrrat e tyre për një Haraçinë ndryshe. Premtoj se nuk do ta lë në harresë këtë komunë siç është lënë për 34 vite. Bashkë me ju, me këta të rinj intelektualë dhe profesionistë, dhe me përkrahjen e Qeverisë, do ta kthejmë dinjitetin e plot të kësaj vatre”, tha Daut Beqiri.

Haraçina, e cila dikur u mbulua nga predhat e luftës së vitit 2001, dhe për dekada u nënshtrua diskriminimit, sot ngrihet më krenare se kurrë. Haraçina nuk pranon më të mbetet viktimë e harresës dhe padrejtësive. Me VLEN-in dhe Daut Beqirin, Haraçina nuk do të jetë më sinonim i varfërisë dhe i diskriminimit, por i dinjitetit, zhvillimit dhe fitores së madhe të 19 tetorit.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img