Site icon Noapress

Çabi Alonso kërkon përforcim të ri në mesfushë nga Florentino Perez

FILE - Leverkusen's head coach Xabi Alonso gives instructions from the side line during the German Bundesliga soccer match between Bayer Leverkusen and Union Berlin at the BayArena in Leverkusen, Germany, on April 12, 2025. (AP Photo/Martin Meissner, File)

Trajneri spanjoll, Çabi Alonso po synon një lojtar yll për të forcuar mesfushën e ekipit mbretëror. Alonso ka kërkuar një përforcim të ri për Real Madridin në mesfushë dhe ka piketuar Hugo Larssonin si objektivin kryesor për vitin 2026.

Trajneri bask, i cili synon të rigjallërojë repartin qendror të skuadrës, e sheh mesfushorin suedez si një shtesë strategjike për të ardhmen e ekipit.

Larson, vetëm 21 vjeç, luan për Aintraht Frankfurt dhe ka treguar një rritje të jashtëzakonshme në Bundesligë. Ai spikat për kombinimin e aftësive mbrojtëse, fizikun dhe saktësisë në pasime. Me mbi 60 paraqitje zyrtare dhe një mesatare prej 85 për qind në pasime të sakta, ai është një nga mesfushorët U-23 më të vlerësuar në Gjermani.

Performanca e tij ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, por Real Madridi ndjen se ka një avantazh, pasi Çabi Alonso e ka njohur nga afër gjatë eksperiencës së tij në Gjermani. Ai është vlerësuar për pjekurinë taktike dhe qëndrueshmërinë në ndeshje, elementë që Alonso i kërkon te një mesfushor.

Klubi madrilen nuk ka ndërmend të bëjë një lëvizje të menjëhershme, por do të ndjekë nga afër zhvillimin e Larssonit deri në vitin 2026. Qëllimi është që ai të përshtatet natyrshëm me stilin e lojës që Alonso po planifikon për të ardhmen.

Ky interes për Larssonin është pjesë e strategjisë së Real Madridit për të investuar në lojtarë të rinj me potencial ndërkombëtar, ashtu siç kanë vepruar me Jude Bellingham dhe Edouardo Kamavinga. Prania e Juni Calafat në proces përforcon besimin se ky mund të jetë një tjetër sukses në afatin kalimtar.

Nëse transferimi realizohet, Hugo Larsson pritet të luajë një rol kyç në ndërtimin e Real Madridit të ri nën drejtimin e Alonsos. Suedezi shihet si mesfushori i duhur për të ofruar ekuilibrin dhe energjinë që i nevojitet ekipit për të qenë sërish në majat e futbollit botëror.

Ndryshe, Larsson momentalisht vlerësohet 40 milionë euro, por nëse bën edhe një sezon në Bundesliga sikurse ky i fundit atëherë vlera e tij mund të dyfishohet.

Exit mobile version