Site icon Noapress

Burim Latifi: Investimi në kuadro të specializuara, prioritet strategjik i MEPSO

Sot, drejtor i MEPSO-s Burim Latifi, së bashku me drejtorin e Njësisë së ORrT-së Vase Jovevski, zhvilluan takim pune me drejtorin e Shkollës së Mesme Elektroteknike “Mihajlo Pupin”, Dimitar Gjorgjiev, transmeton Zhurnal.mk.

Siç bënë të ditur drejtori Burim Latifi, temë kryesore ishte intensifikimi i bashkëpunimit në mësimin praktik, mbështetja profesionale në programet arsimore dhe krijimi i kushteve paraprake për njohjen dhe rekrutimin në kohë të kuadrove të kualifikuara.

Burimi thekson se Investimi në të rinjtë dhe kuadro të specializuara u cilësua si objektiv strategjik, ndërsa lidhja e arsimit me nevojat reale të sektorit energjetik u vlerësua si domosdoshmëri për një sistem elektroenergjetik të qëndrueshëm dhe të sigurt.

MEPSO konfirmoi angazhimin e saj si aktor me përgjegjësi shoqërore për të mbështetur procesin arsimor dhe për të kontribuar në formimin e specialistëve në fushën e elektroteknikës. Partnerët ranë dakord për hapa konkretë bashkëpunimi që do të zbatohen në periudhën e ardhshme.

Exit mobile version