Bujar Osmani takohet me profesor Adnan Ismailin, në fokus kultura e librit dhe mbështetja për arsimin

Kandidati i BDI për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me profesor Adnan Ismailin, drejtues i shtëpisë botuese Logos-A, një prej institucioneve më të rëndësishme të botimeve në gjuhën shqipe në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi profesor Ismailin si një figurë kyçe në promovimin e kulturës së leximit dhe zhvillimin intelektual të brezave në Çair dhe më gjerë. Ai theksoi se për dekada, shtëpia botuese Logos-A ka sjellë librin më afër zemrës së qytetarëve dhe ka ndikuar në ndërtimin e një kulture të leximit të qëndrueshme.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Osmanit:

Sot pata kënaqësinë të takohem me profesorin Adnan Ismaili, drejtues i shtëpisë botuese Logos-A, një nga shtyllat më të mëdha të botimit në gjuhën shqipe, me seli në Çair.

Për dekada, ai ka sjellë librin më afër zemrës dhe raftit të çdo gjenerate duke e bërë kulturën e leximit pjesë të përditshmërisë sonë.

I shpreha falënderimin tim për gjithë kontributin e tij të pamatshëm për Çairin dhe për njerëzit këtu.
Në të njëjtën kohë, bashkë me Kemal Matoshin, Sekretar për Arsim në degen e BDI-së në Çair, biseduam për bashkëpunimin që do të hapet pas 19 tetorit, kur përgjegjësia e komunës do të jetë në duart tona: një nga prioritetet tona do të jetë mbushja e bibliotekave shkollore me libra të rinj e të larmishëm, sepse dhurata më e madhe që mund t’i japim fëmijëve dhe qytetarëve tanë është qasja tek librat që hapin mendjen dhe horizontet.

Nga ky takim mora edhe një dhuratë të veçantë – botimin e veprës së Sami Frashërit , një kujtesë se libri mbetet mjeti më i fuqishëm për emancipim dhe përparim.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img