Bujar Osmani me arkitektin e famshëm Michel Rojkind: Fillon puna për rilindjen urbane të Çairit

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, ka zhvilluar një vizitë të veçantë nëpër lagjet e Çairit, së bashku me një prej emrave më të njohur në botën e arkitekturës bashkëkohore – Michel Rojkind. Kjo shëtitje nuk ishte thjesht simbolike, por pjesë e një projekti më të madh për rilindjen urbane të kësaj komune.

“E dëgjova me vëmendje ndërsa analizonte rrugët, hapësirat, njerëzit dhe krijonte vizionin për Çairin,” – deklaroi Osmani, duke nënvizuar se kjo është faza e parë e një procesi të thellë transformimi urban për Çairin.

Gjatë javëve të fundit, Osmani dhe Rojkind – i njohur për projektet e tij të guximshme dhe transformuese në qytete si Meksiko City, Dubai, Miami e të tjera – kanë punuar së bashku për të hartuar një vizion të ri zhvillimor për komunën.

Sipas Osmanit, Çairi do të ketë për herë të parë një plan afatgjatë të zhvillimit dhe urbanizimit, të ndërtuar mbi parimet e funksionalitetit, estetikës, qasjes për të gjithë dhe sigurisë qytetare. “Çairi nuk duhet më të shihet si simbol i kaosit apo mosfunksionimit. Do ta kthejmë në një komunë moderne, ku çdo qytetar ka vendin dhe hapësirën e tij,” u shpreh ai.

Michel Rojkind tashmë ka identifikuar pikat kyçe për përmirësim, të cilat përfshijnë:

hapësirat publike funksionale dhe tërheqëse,

akses të barabartë për këmbësorët dhe automjetet,

ndriçim urban dhe gjelbërim të qëndrueshëm,

estetikë arkitekturore që ruan identitetin e Çairit por i jep karakter europian.

Osmani përfundoi me një premtim të qartë për qytetarët:

“Për mua, Çairi është shtëpia ime. Si kryetar, do të jap çdo atom të energjisë sime për ta ngritur nga hiri dhe për t’i dhënë qytetarëve atë që meritojnë.”

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img