Bujar Osmani: Balancuesi i mbronte maqedonasit në Çair, ai nuk është privilegj, por sistem i drejtë për të gjithë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, reagoi ashpër ndaj deklaratës së fundit të kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili përsëri e sulmoi parimin e shumicës së Badenterit, një nga elementët kyç të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Sipas Osmanit, qëndrime të tilla janë pjesë e një strategjie të përgatitur prej kohësh, që ka për qëllim anulimin e marrëveshjes që garanton multietnicitetin dhe stabilitetin e shtetit.

“Mendoj se kjo është një strategji që tashmë e kemi parë. Plani për anulimin e Marrëveshjes Kornizë ekziston prej kohësh. Vetëm se atëherë nuk mund ta realizonin – u duhej një partner shqiptar që do t’u jepte legjitimitet para popullit dhe ndërkombëtarëve. Tani e gjetën”, paralajmëroi Osmani.

Ai theksoi qartë se goditja ndaj Balancuesit, sistemit që siguron përfaqësim të drejtë etnik në institucione, më së shumti do t’i godasë pikërisht qytetarët maqedonas në Çair.

“Maqedonasit në Çair kanë qenë më të mbrojturit pikërisht nga Balancuesi. Falë tij, komuna ka qenë e detyruar t’i punësojë edhe ata sipas numrit. Dhe ata më thonë: kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së tyre”.

Sipas Osmanit, Balancuesi nuk është privilegj, por një sistem i drejtë që mundëson barazi për të gjithë – për shqiptarët, maqedonasit, romët dhe komunitetet e tjera.

Për këtë arsye, shfuqizimi i tij nuk është në interes të asnjë grupi etnik, por përfaqëson një “projekt kundër shtetit” që synon të minojë bashkëjetesën.

“Kjo nuk është interes shqiptar apo maqedonas. Ky është interes kundër shtetit”, përfundoi Osmani.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img