Britney Spears pozon nudo, adhuruesit sërish të shqetësuar për shëndetin e saj mendor

Britney Spears ka ndarë një tjetër fotografi provokuese në rrjete sociale, duke ndezur debat rreth jetës së saj private dhe gjendjes emocionale.

Këngëtarja 43-vjeçare, që shpesh kritikohet se ka larguar djemtë e saj për shkak të postimeve të shpeshta nudo, këtë herë ka pozuar me shpinë kah kamera, krejtësisht e zhveshur vetëm me një palë çizme, ka raportuar TMZ.

Fotoja u publikua të dielën gjatë pushimeve të saja në Meksikë.

Spears shihet me duart e ngritura mbi kokë, flokët e gjatë biondë që i bien mbi shpinë, ndërsa pjesën intime të mbuluar me një emoji trëndafili.

Postimi nuk kishte përshkrim, por komentet ishin të çaktivizuara, praktikë që këngëtarja e ka përdorur edhe në postimet e fundit.

Në një prej tyre, ajo shfaqej me të brendshme, që gjithashtu mori vëmendje të madhe online.

Megjithatë, edhe pa komente, fotografia e fundit e Spearsit ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Këngëtarja ka qenë aktive këtë verë në Instagram, duke ndarë një seri videosh të shkurtra nga një udhëtim me varkë.

Në klipe shihej duke vallëzuar dhe kënduar me bikine të gjelbra me detaje të verdha, duke tundur duart, nxjerrë gjuhën dhe në një moment duke hedhur ujë mbi gjoks.

Shpesh fytyrën ia mbulonin syzet e mëdha me kornizë të trashë.

Aktiviteti i saj i fundit në rrjete sociale përfshin edhe disa video të xhiruara brenda shtëpisë, ku ajo kërcen vetëm. Shumë prej këtyre postimeve janë cilësuar “të çrregullta” nga adhuruesit.

Spears mbetet nën vëmendje të vazhdueshme publike që nga fundi i kujdestarisë së saj në vitin 2021, një periudhë 13-vjeçare ku çështjet personale dhe financiare kontrolloheshin ligjërisht nga babai i saj.

Ajo ka dy djem me ish-bashkëshortin Kevin Federline, Sean Preston (18) dhe Jayden James (17), me të cilët marrëdhëniet kanë qenë të ftohta vitet e fundit, pasi adoleshentët jetojnë kryesisht me babanë e tyre.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img