Blerim Bexheti: Sot e ndalum një ligj kundër shqiptarëve

“Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tentativa për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, e bërë pa konsultim me OSBE-ODIHR dhe pa përfshirjen e deputetëve të Aleancës Kombëtare për Integrim në një proces të hapur e gjithëpërfshirës, nuk kaloi falë shumicës së dyfishtë – Badenterit.

Ky rezultat është një fitore e parimeve demokratike dhe e respektimit të zërit të qytetarëve, sepse ligjet që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e vendit dhe proceset zgjedhore duhet të hartohen me transparencë, konsensus dhe respekt për standardet ndërkombëtare. Përpjekjet e partive të VLEN, të cilat sot mbajnë pushtet pa legjitimitet etnik në një qeveri antishqiptare, nuk mund të cenojnë të drejtat dhe përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve. Ne do të mbetemi të vendosur që çdo ndryshim ligjor të jetë në funksion të demokracisë, barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të të gjithë komuniteteve në vend” ka shkruar Blerim Bexheti.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img