Bilall Kasami: Kundërkandidati im nuk ka vizionin e duhur, nuk ka kapacitetin dhe potencialin e nevojshëm

Kryetari aktual i Tetovës dhe kandidati për një mandat të dytë, Bilall Kasami, në një intervistë për Zyrtare.net është pyetur për kundërkandidatin e tij nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepin.

“Nuk do të kisha dashur të jem i pa kulturuar, por situata në terren tregon që gara është e pabarabartë. Kundërkandidati im nuk ka vizionin e duhur, nuk ka kapacitetin dhe potencialin e nevojshëm. Kam përshtypjen që opozita ka nxjerrë kandidat vetëm sa për të qenë në garë dhe nuk ka dhënë maksimumin për të treguar një vizion të qartë për Tetovën”, tha Kasami.

Ai shtoi se opozita nuk ka qenë e gatshme të përballet me dështimet e mëparshme në menaxhimin e qytetit.

“Ata nuk ishin të gatshëm t’i pranonin dështimet që kishin me Tetovën para se unë të vija në krye të saj, të kërkonin falje dhe të ofronin një vizion të ri për qytetin”, u shpreh Kasami.

Mos e humb lajmin

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img