BDI vendos strategjinë në Saraj, Blerant Ramadani vetëm për shëtitje në park

Në Saraj, tensionet brenda koalicionit po dalin gjithnjë e më hapur. Iljas Veseli ka mbledhur Këshillin Vendor të BDI-së për të diskutuar strategjinë dhe planet konkrete zgjedhore, por në këtë tryezë vendimmarrëse nuk kishte vend për kandidatin për kryetar komune, Blerant Ramadani.

Në momentet kur duhej të ishte në qendër të diskutimeve, duke udhëhequr bisedat për të ardhmen e komunës, Ramadani nuk ishte askund. Ai nuk mori pjesë në hartimin e planit dhe në diskutimet e strategjisë, por u ftua vetëm për një shëtitje simbolike në Parkun e Sarajit, një gjest që e nxjerr qartë të izoluar dhe të papërfillur nga partnerët e tij.

Kjo sjellje lë të kuptohet se Ramadani nuk ka struktura të veta, as mbështetje reale në terren. Përkundrazi, ai shihet si kandidat i vendosur nga marrëveshjet e koalicionit, pa forcë të brendshme dhe pa ndikim tek njerëzit që realisht bëjnë fushatën. Në momentin që strategjia dhe vendimet kryesore merren pa praninë e tij, Bleranti shfaqet më shumë si figurë dekorative sesa si lider që do të udhëheqë Sarajin.

Kjo e bën të qartë pyetjen që gjithnjë e më shumë po e përsërisin banorët e Sarajit: Si mund të kërkojë besimin e qytetarëve një kandidat që nuk gëzon as besimin e strukturave me të cilat thotë se bën fushatë?

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img