BDI: Në Kumanovë u përçua urrejtje, institucionet heshtën

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe revoltën më të thellë për ngjarjen skandaloze që ndodhi mbrëmë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, ku në prani të funksionarëve më të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrin e punëve të brendshme Panço Toshkovski dhe zëvendëskryeministrin Ivan Stoilkoviq, u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve!

Në vend që ndeshja të ishte një manifestim sportiv dhe bashkimi, ajo u shndërrua në një teatër të nacionalizmit primitiv dhe urrejtjes kolektive, që nuk ka vend në një shoqëri që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazit për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër” – janë thirrje që na rikthejnë në epoka të errëta të historisë evropiane, dhe të cilat nuk mund të relativizohen, nuk mund të heshtën dhe nuk mund të tolerohen.

Ajo që është edhe më shqetësuese dhe më e neveritshme është heshtja e organizatorëve, e Federatës së Basketbollit, e MPB-së, e Komunës së Kumanovës, e Qeverisë dhe e çdo përfaqësuesi të pranishëm në atë tribunë të ndotur nga urrejtja.

Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret.

Për ne në BDI, këto akte janë një alarm i madh për demokracinë, për bashkëjetesën dhe për sigurinë e qytetarëve në këtë vend. Askush nuk ka të drejtë të promovojë pastrime etnike në stadiume dhe askush nuk ka të drejtë të luajë politikisht me ndjenjat e një populli që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e këtij shteti.

Ne kërkojmë:
• Hetim urgjent të incidentit nga MPB dhe Prokuroria Publike,
• Sanksione ndaj organizatorëve,
• Reagim zyrtar dhe distancim publik nga Qeveria dhe çdo përfaqësues që ishte prezent,
• Përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorim të përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit institucional.

Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img