Arifi: Pakënaqësitë e Arben Fetait, për pjesën e bashkëkryetarëve

Latif Arifi, njëri ndër bashkëpunëtorët e zv.kryeministrit Arben Fetai tha në intervistë për Alsat se ndër pakënaqësitë kryesore të Arben Fetait është çështja e bashkëkryetarëve. Ai megjithatë tha se Fetai ka luajtur rol kyç në bashkimin e VLEN-it në një subjekt. Arifi tha se Arben Fetai e ka vendin në VLEN dhe se ai edhe nga Brukseli mund të ndihmojë vendin në procesin integrues në BE

“Pakënaqësitë e z.Fetait janë kryesisht te çështja e lidershipit për këtë unë nuk dua të flas për shkak se opinioni e din, ne kishim vetëm debate të brendshme”, tha Latif Arifi, VLEN.

A e ka kërkuar pozitën e zonjës Musa?

“Jo nuk e ka kërkuar për këtë ka qenë parimor, ka qenë ndoshta ndër të vetmit që fillimisht ka propozuar drafte për bashkimin e VLEN-it, për bërjen e VLEN-it një parti, por pavarësisht kontributit çfarë ka dhënë kishte momente ku ai ishte i pakënaqur sidomos me këtë pjesën e bashkëkryetarëve dhe mendoj se kjo ka qenë arsyeja. Ai vendin e ka në VLEN, vendin e ka në Qeveri nëse don ta vazhdojë nuk ka asnjë pengesë nga askush”, theksoi Latif Arifi, VLEN.

Jo në Qeveri kryeministri Mickoski njoftoi se do të largohet me rikonstruimin

“Si do që të jetë ai mund të angazhohet edhe në Bruksel që të kontribuojë për betejën që vendi e bën për anëtarësim në BE mendoj se ai mund të japë kontribut edhe nga Belgjika por sido që të jetë fjalën e fundit e ka ai”shtoi ai./Alsat.mk.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img