Arifi: Figura të reja në rikonstruimin e Qeverisë

Latif Arifi nga VLEN në intervistë për Alsat tha se me rikonstruimin e Qeverisë, VLEN po shqyrton rifreskim të ministrave dhe zv.ministrave, por pa precizuar se cili nga ministrat aktual do të largohet nga pozita. Ai tha se VLEN do të bëjë analizë për punën e të gjithë funksionarëve.

“Sigurisht se ne si VLEN do të rishikojmë performancën e gjithë përfaqësuesve tanë duke filluar nga ekzekutivi, drejtoritë dhe do të ketë një rifreskim, mendoj se do të ketë edhe lëvizje të dikastereve, megjithatë ajo baza kryesore e marrëveshjes së koalicionit do të jetë e njëjta, mase mase mund të ketë pozitë edhe më të mirë”, deklaroi Latif Arifi, VLEN.

Pra mund të ndërrohen figurat?

Mund të ndërrohen figurat një, dy apo tre se besoj më tepër megjithatë kjo është çështje që do të diskutohet brenda VLEN-it. Deri tani nuk kemi diskutuar për shkak se ne vlerësojmë se deri tani gjithë ministrat e VLEN-it kanë kryer punën me sukses kanë qenë ministra të suksesshëm

Nëse kanë qenë të suksesshëm pse duhet të ndërrohen?

Tash është temë e përgjithshme, përveçse është paralajmëruar prandaj thash do të bëjmë analizën e punës së gjithsecilit dhe pas kësaj analize do të vlerësojmë nëse duhet të ndërhyjmë të ndërrojmë ndonjë nga ministrat, zv.ministrat apo drejtorët./Alsat.mk.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img