Arifi: ASH-ja e vërtetë është në VLEN

Trungu i vërtetë i ASH-së që nga Struga e deri në Kumanovë është dhe do të mbetet në VLEN. Kështu tha në intervistë për Alsat Latif Arifi, njëri ndër themeluesit e ASH-së. Ai tha se Sela e Taravari, në momentet vendimtare për shqiptarët, u bënë gomë shpëtimi për Ali Ahmetin.

“Fatkeqësisht dy ish-kryetarët tonë që në momentet vendimtare kur bëhej beteja politike e shqiptarëve për ndryshim ata na braktisën dhe u bënë gomë shpëtimi për BDI-në dhe Ali Ahmetin. Ashtu si Ziadin Sela të njëjtën e bëri edhe Arben Taravari, por trungu i ASH-së ka qenë stoik, ka qenë i vendosur në betejën për ndryshim, për të sjellë ndryshimin tek shqiptarët dhe unë mendoj se ai trung duke filluar nga Struga deri në Kumanovë është unik sot është bashkë në VLEN dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e barabartë e VLEN-it”, deklaroi Latif Arifi, VLEN./Alsat.mk.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img