Andi Ismaili, zyrtarisht balerini më i paguar në Maqedoni

Andi Ismaili, vetëm 17 vjeç, është shpallur zyrtarisht balerini më i paguar në Maqedoni.

Me një karrierë që i ngjan një ëndrre, Andi ka arritur të jetë kampion bote për 5 vite me radhë, duke sjellë trofe të njëpasnjëshëm dhe duke vendosur Maqedoninë në hartën e vallëzimit botëror.

Në kulmin e sukseseve të tij, ai ka pasur gjithashtu nderin të kërcejë në skenë me Elvana Gjata, një nga artistet më të mëdha shqiptare një moment që nuk është vetëm historik për të, por edhe simbol i nivelit ku ka arritur talenti i tij.
Gjatë performancës, Elvana, e emocionuar nga talenti i tij, mori mikrofonin dhe tha para gjithë publikut:
“Ky djalë do bëhet një ditë një super star.”

Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, Andi ka shkruar histori duke u bërë edhe pronari më i ri i një studioje kërcimi në Maqedoni. Në një moshë ku shumë të rinj ende mësojnë, ai tashmë krijon mundësi për të tjerët, duke frymëzuar dhe formuar brezin e ardhshëm të valltarëve.

Energjia, pasioni dhe përkushtimi i tij kanë bërë që Andi të vlerësohet jo vetëm në vend, por edhe jashtë kufijve të Maqedonisë. Ai po shndërrohet në frymëzim për qindra të rinj që ëndërrojnë skenën dhe suksesin e merituar.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img