Ahmeti: Ne duam një shtet unitar, nëse do të donim ta ndanim Maqedoninë, do ta kishim bërë në vitin 2001 me 15 mijë ushtarë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, gjatë një fjalimi të mbajtur mbrëmë në Çair, iu përgjigj pretendimeve të disa politikanëve dhe forcave politike, të cilët – siç tha ai – përhapin lajme të rreme se shqiptarët duan ta ndajnë Maqedoninë.

Ahmeti theksoi se nëse shqiptarët do të kishin dashur ndarjen e shtetit, atëherë do ta kishin bërë këtë në vitin 2001, kur kishin në dispozicion 15 mijë ushtarë të armatosur.

“Ne duam një shtet unitar dhe të barabartë për të gjithë, e jo një shtet tiranik për disa”, deklaroi Ahmeti, sipas mediave në gjuhën shqipe në vend.

Ai gjithashtu bëri të ditur se mbrëmë, gjatë aktivitetit partiak në Çair, së bashku me kandidatët për kryetarë komunash, Bujar Osmani dhe Skender Rexhepi – Zejd, kanë nënshkruar të ashtuquajturin “Ligji për Çairin”, që sipas tij, përfaqëson një bashkim kombëtar më të madh që nga viti 2001.

“Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për të rikthyer dinjitetin, për të rikthyer nderin, për të mbrojtur arritjet. Atëherë lufta ishte për të fituar barazi, sot është për ta mbrojtur atë. Bashkë për të ndalur diskriminimin, poshtërimin dhe keqqeverisjen. Lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse! Të gjithë në këmbë, të gatshëm për referendumin e tetorit!”, ishte mesazhi i Ahmetit nga komuna e Çairit në Shkup.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img