Abdixhiku: BE-ja të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb për të zhdukurit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Ai në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve tha se nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësit e krimeve e dinë ku janë ato viktima, transmeton Klankosova.tv.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, kujtojmë 1617 personat që vazhdojnë të mbesin të zhdukur gati një çerek shekulli pas përfundimit të luftës. Ata përfaqësojnë plagën më të thellë dhe më të dhimbshme të shoqërisë sonë, një plagë që kërkon drejtësi dhe zbardhjen e plotë të fatit të tyre”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj kauzës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve si dhe qëndron krah për krah me familjarët e tyre në mbështetjen e kërkesës për të vërtetën dhe drejtësinë.”

“Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Bashkimi Evropian, duhet të vazhdojë të ushtrojë presion mbi shtetin serb, që ende mban të fshehur fatin e këtyre viktimave. Nuk ka asnjë dyshim se përgjegjësit e krimeve e dinë ku janë ato viktima.

LDK-ja gjithashtu bën thirrje që procesi i zbardhjes së këtyre rasteve të intensifikohet, duke mos lejuar që harresa të zbehë të drejtën për të vërtetën.

Zbardhja e fatit të tyre mbetet një prioritet i yni i pandryshuar, dhe një detyrim moral ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së, Apeli ende nuk ka vendosur për kompetencën e aktakuzës

Seanca e sotme gjyqësore në lëndën kundër ish-kryetares së...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img