Naim Samiu gati për spektakël në Fight Night Volketswil

Më 28 shkurt 2026, në Sporthalle Gries në Volketswil, sytë e publikut do të jenë të drejtuar nga një emër që po hyn në ring me përvojë, qetësi dhe besim të plotë: Naim Samiu.

Me një fizik të fortë, eksperiencë të vyer në duele të forta dhe një stil luftimi të matur por shpërthyes, Samiu shihet nga shumë njohës si favoriti i kësaj përballjeje. Ai nuk është thjesht një luftëtar i fuqishëm, por një strateg që di ta lexojë kundërshtarin dhe ta mbyllë ndeshjen në momentin e duhur.

Përballja ndaj Leonardo Ruscellit pritet të jetë e zjarrtë, por Samiu hyn në këtë duel me avantazhin e eksperiencës dhe stabilitetit mendor – dy elementë që shpesh bëjnë diferencën në ndeshje të këtij niveli. Përgatitjet e tij kanë qenë intensive dhe serioze, çka tregon qartë se ai synon fitoren dhe një paraqitje dominuese para publikut zviceran.

Fight Night Volketswil nuk është vetëm një event – është një skenë ku Naim Samiu ka mundësinë të konfirmojë veten si një emër i fortë dhe i respektuar në arenën e luftërave. Të gjitha shenjat tregojnë se ai është gati ta shfrytëzojë këtë mundësi deri në fund.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img