Dy persona bien në lumin Vardar në fshatin Ulancë – 26 vjeçarja gjendet e gjallë, vazhdojnë kërkimet për një 16 vjeçare

Ekipet e kërkim-shpëtimit në ujë po kërkojnë një vajzë 16-vjeçare të zhdukur në lumin Vardar, njoftoi Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK). Ata thanë se sot, në orën 16:42, numri i emergjencës mori një raport për dy femra të mbytura, të moshës 16 dhe 26 vjeç, në lumin Vardar, pranë fshatit Ulancë, Komuna Gradsko.

Raporti u paraqit nga një person i pranishëm në vendngjarje – motra e vajzës 16-vjeçare – e cila, në një gjendje të dukshme të shqetësuar, kërkoi ndihmë emergjente. Pak më vonë, një mjek nga Ndihma e Shpejtë në Veles telefonoi gjithashtu, duke konfirmuar informacionin dhe duke kërkuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit në ujë.

“Pas pranimit të thirrjes, Qendra për Menaxhim me Kriza menjëherë i njoftoi institucionet kompetente – MPB, Qendra Operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim – me kërkesë për angazhimin urgjent të ekipeve për kërkim dhe shpëtim në ujë. Sipas informacioneve të fundit nga terreni, në vendngjarje është e pranishme një ekip e MPB-së me varkë, dhe gruaja 26-vjeçare është gjetur gjallë. Kërkimi për vajzën 16-vjeçare vazhdon”, tha QMK.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img