Tragjedi në Prilep, daja vret nipin dhe djalin e tij, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur qytetin e Prilepit të shtunën pasdite, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, përpara se të vetëvritej. Tragjedia ndodhi rreth orës 15:00, në një lagje pranë Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Prilep.

Sipas portalit Infomax, i cili raporton nga vendngjarja, autori i dyshuar i kishte ftuar në shtëpi viktimat, dhe pas rreth një ore, i ka qëlluar për vdekje. Sipas të njëjtit burim, rasti është denoncuar në polici rreth orës 15:30, përmes linjës telefonike 192, por ekipi policor i SPB–Prilep është paraqitur në vendngjarje vetëm rreth orës 22:30 – shtatë orë më vonë.

Kjo vonesë dramatike në reagim përbën një dështim të rëndë institucional, sidomos në një rast me pasoja tragjike dhe rrezik të lartë publik.

Në momentin kur Policia më në fund u paraqit në vendin e ngjarjes, ndodhi një incident tjetër serioz. Një inspektor i SPB–Prilep tentoi të hynte në shtëpinë ku kishte ndodhur krimi, por autori i dyshuar e kërcënoi me një bombë dore, duke e detyruar të tërhiqej. Vetëm pas këtij momenti, dorasi aktivizoi bombën, duke shtuar panikun mes banorëve të lagjes.

Për shkak të situatës së rrezikshme, SPB–Prilep kërkoi ndihmë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup. Një ekip special u dërgua me helikopter, por mbërritja e tyre ndodhi vetëm rreth orës 01:30 të mëngjesit të së dielës – më shumë se 10 orë pas raportimit të parë të rastit.

Ndërhyrja për neutralizimin e autorit nuk solli rezultat, pasi ai kreu vetëvrasje pak çaste para aksionit.

Vetëm pas kësaj drame shumëorëshe, në vendngjarje dolën ekipet e krim-teknikës, Prokurorisë dhe Mjekësisë Ligjore, për të kryer hetimin dhe grumbullimin e dëshmive. Deri më tani, nuk dihen motivet që çuan në këtë akt tragjik, ndërsa MPB ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare, edhe pse bëhet fjalë për një nga rastet më të rënda të dhunës familjare dhe krizës së reagimit institucional.

Mos e humb lajmin

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img