Gostivari i pushtuar nga qentë endacakë – prindërit detyrohen t’i çojnë fëmijët me vetura në shkollë nga frika e sulmeve

Foto nga Pacensure

Qytetarët e Gostivarit çdo ditë po përballen me një rrezik serioz: qentë endacakë që kanë pushtuar rrugët, oborret e shkollave dhe çdo cep të qytetit. Situata është bërë aq alarmante, saqë prindërit nuk guxojnë më t’i dërgojnë fëmijët e tyre në këmbë në shkollë. Në mënyrë të veçantë, shkolla fillore “Goce Dellçev”, e cila ndodhet shumë afër qendrës së qytetit, është plot me qentë endacakë, duke e bërë të pamundur lëvizjen e lirë dhe të sigurt të nxënësve.

Banorët shprehen të indinjuar se çdo ditë janë të detyruar t’i transportojnë fëmijët me vetura, nga frika e sulmeve. “Na myten qentë, shkolla është afër shtëpisë, por nuk kemi guxim t’i lëmë fëmijët të ecin vetë. Çdo ditë është një ankth i vërtetë”, thotë një prind i shqetësuar.

Përgjegjësia bie mbi kreun aktual të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, por edhe mbi ish-kreun Arben Taravari, të cilët për vite të tëra kanë premtuar zgjidhje, por realiteti vetëm është përkeqësuar. Qyteti i Gostivarit është kthyer në një arenë të rrezikshme, ku fëmijët, të moshuarit dhe qytetarët e zakonshëm jetojnë çdo ditë me frikën e kafshimeve.

“Është turp që në vitin 2025, një qytet si Gostivari të jetë i pushtuar nga qentë. Kemi paguar taksa, kemi pritur zgjidhje, por sot shohim vetëm premtime boshe. Askush nuk mban përgjegjësi, askush nuk merr masa konkrete. Duhet urgjentisht një strategji për menaxhimin e qenve endacakë, ndryshe kjo gjendje do të sjellë tragjedi”, shtojnë qytetarët e revoltuar.

Kjo situatë është një dështim i madh institucional, një shembull se si mosveprimi i pushtetit lokal e kthen jetën e përditshme të qytetarëve në ankth. Gostivari nuk ka nevojë për premtime të reja, por për zgjidhje urgjente dhe të qëndrueshme – qendrat e sterilizimit, strehimoret, dhe mbi të gjitha përgjegjësi nga ata që sot mbajnë pushtetin.

Qytetarët apelojnë që kjo çështje të mos injorohet më dhe që Komuna e Gostivarit, nën drejtimin e Valbon Limanit, të tregojë se është në shërbim të njerëzve, jo thjesht në mbledhje taksash dhe fushata politike.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img