Ismet Jashari, gjaku i Kumanovës, liria e Kosovës

Nga Astrit Gashi

Kur kujtesa ngjitet mbi dhimbjen e historisë, shpirti ndalon për një moment të thjeshtë dhe të fuqishëm për të përkujtuar emrin e atyre që nuk vdesin kurrë. Sot, kur kujtojmë 27-vjetorin e rënies së komandant Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës, zemrat tona dridhen nga krenaria dhe dhimbja njëkohësisht.

Një djalosh nga Orizare e Kumanovës, i përndjekur, i guximshëm, bëri të mundur atë që shumë nuk e guxonin të benin u ngrit mbi frikën dhe erdhi në Kosovë si simbol i pavdekësisë, duke lënë gjurmë që nuk do të shuhet kurrë. Emri i tij nuk është thjesht një kujtim është një thirrje, një amanet dhe një frymëzim që bën çdo shqiptar të ndjejë se liria kërkon gjak, besë dhe zemër.

Më 25 gusht, kujtesa jonë kthehet në Luzhnicë, aty ku bie në altarin e lirisë një ndër figurat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Ismet Jashari – Komandant Kumanova.

Historia e tij është e dhimbshme dhe madhështore njëkohësisht. Djaloshi nga Orizare e Kumanovës, i larguar nga shkolla për bindjet e tij kombëtare, i përndjekur nga regjimi , gjeti rrugën e vet drejt pavdekësisë duke u bërë një ndër shtyllat më të forta të luftës sonë çlirimtare. Ai nuk erdhi në Kosovë si mysafir, por si bir i saj, duke e ditur se gjaku i shqiptarëve nuk njeh kufij.

Në çdo betejë ku mori pjesë, ai ishte në ballë. Në çdo përleshje me armikun, ai ishte frymëzimi që u jepte kurajë shokëve. Në çdo përpjekje për mbrojtjen e tokës, ai ishte besa që nuk thyhej. Dhe më 25 gusht 1998, kur armiku po tentonte të shkelte Kleçkën, Kumanova nuk u tërhoq por ai luftoi deri në frymën e fundit, duke u bërë shembulli i sakrificës supreme.

Sot, në 27-vjetorin e rënies së tij, përulemi me dhimbje e krenari. Dhimbje, sepse humbëm një bir të madh të kombit. Krenari, sepse trashëguam një emër që është bërë sinonim i rezistencës, i bashkimit dhe i pavdekësisë shqiptare.
Komandant Kumanova nuk ra ai u ngrit mbi historinë tonë. Emri i tij jeton në brigadat që mbajnë flamurin e tij, në shtatoren që qëndron krenare në Prizren, në kujtesën e brezave që rriten duke mësuar se liria nuk dhurohet, por fitohet me gjak.

Sot, më shumë se kurrë, amaneti i tij na thërret: të jemi të bashkuar, të mbrojmë lirinë, të ruajmë dinjitetin dhe të mos harrojmë kurrë sakrificat e atyre që dhanë jetën.

Lavdi e përjetshme komandant Ismet Jasharit – Kumanovës!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img