Uji i pijshëm nuk është luks, por e drejtë themelore – Emir Sulejmani premton zgjidhje për Pallaticën pas 19 Tetorit

“Shekulli 21 dhe ende flasim për ujë!!! POOO!” – me këtë deklaratë të drejtpërdrejtë dhe domethënëse, kandidati i BDI-së për komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, ka vënë në qendër të debatit një nga problemet më bazike dhe më urgjente me të cilat përballen banorët e fshatit Pallaticë: mungesa e ujit të pijshëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Sulejmani ka theksuar se mungesa e ujit në shekullin XXI nuk është vetëm problem teknik, por është tregues i qartë i neglizhencës shumëvjeçare dhe i dështimit të qeverisjeve të kaluara për të zgjidhur çështjet themelore të qytetarëve.

“Me qeverisjen tonë, pas 19 Tetorit, uji do të rrjedhë në çdo shtëpi të Pallaticës!”, premton ai, duke shtuar se projekti për furnizimin me ujë do të jetë një ndër prioritetet e para të mandatit të tij.

Sipas Sulejmanit, është e papranueshme që në vitin 2025 të flitet ende për mungesë të ujit në vendbanime të tëra, ndërkohë që kjo është një e drejtë bazike e njeriut dhe një detyrim i patjetërsueshëm i komunës ndaj banorëve të saj.

Ai thekson se ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese do të realizohen me përkushtim dhe me mbështetjen e të gjitha institucioneve kompetente. Qytetarët e Pallaticës, sipas tij, nuk do të ndihen më të harruar dhe do të kenë furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm.

Emir Sulejmani bën thirrje për besim dhe bashkëpunim, duke theksuar se zgjidhja e këtij problemi nuk është vetëm premtim elektoral, por obligim moral dhe qytetar ndaj çdo familjeje që për dekada ka jetuar me këtë mungesë elementare.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img