Mjerrim politik: Fundi i atyre që e shitën besimin në Zajaz!

Ka momente në jetën politike të një kombi kur zhgënjimi nuk vjen nga kundërshtari, por nga ai që dikur e konsideroje si shpresë. Ajo që po ndodh me Ziadin Selën dhe Arben Taravarin është pikërisht ky rast, një shembje e papritur, por e plotë, e gjithë asaj që ata vetë ndërtuan me vite.

Shkruan: Latif Arifi

Një narrativë kundër BDI-së si regjim i pakthyeshëm, si simbol i korrupsionit, kapjes së shtetit dhe shkatërrimit të demokracisë shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Sot, Sela dhe Taravari janë bërë pikërisht ajo që dikur e luftonin. Ata që denonconin mungesën e rotacionit politik, dhunën zgjedhore, rastet e montuara, drejtësinë e kapur dhe krimin politik, sot dalin përkrah atyre që i akuzonin. Bashkë në lista me BDI-në. Bashkë në emër të “unitetit”, por në fakt në emër të llogarisë personale.

Në çdo paraqitje publike të tyre, për vite me radhë, BDI ishte armiku politik, jo për inat, por për shkak të vlerave të kundërta. Ishte organizata që kishte shkatërruar besimin e shqiptarëve në drejtësi, që kishte ndalur çdo proces natyral demokratik, që kishte deformuar çdo garë me metoda të pista. Ata vetë ishin dëshmitarët më të zëshëm të kësaj gjendjeje.

E sot? Sot i thurin lavde njëri-tjetrit, heshtin për gjithçka që thoshin dje, dhe fshijnë me dorë atë që shqiptarët e kanë të gdhendur në kujtesë. Betimin për ndryshim!
Kjo nuk është vetëm kthesë politike. Kjo është dorëzim i parimeve. Dhe kur dorëzohen parimet, nuk ka më rëndësi as ideologjia, as programi, as flamuri. Sepse pa parime, gjithçka është teatër.

Zhgënjimi nuk është vetëm i aktivistëve që kanë sakrifikuar, protestuar dhe besuar. Zhgënjimi është i gjithë shqiptarëve që kërkuan alternativa reale. Që besuan se ndryshimi është i mundur pa u bërë njësh me të vjetrën. Dhe që tani shikon se edhe më të zëshmit e opozitës e kishin pazarin gati, thjesht prisnin çastin ta nënshkruanin.

Tetori do të vijë. Dhe me të, do të vijë edhe një provë e madhe. A do t’i japë populli bekim këtij mashtrimi politik, apo do të ndëshkojë ata që u shiten, duke braktisur parimet për interesa të vogla?

Sepse fundja, në politikë mund të ndryshosh qëndrim, por kur ndryshon themelin mbi të cilin ke ndërtuar gjithë ekzistencën politike, atëherë nuk ka kthim. Ka vetëm rënie.

Në fund të fundit, shqiptarët nuk janë të dëshpëruar sa të mos dallojnë të vërtetën nga gënjeshtra dhe mos të ju duken aq të mashtruar sa të votojnë ata që në mëngjes mallkojnë BDI-në dhe në darkë u shkojnë në takim.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img