VLEN: 23 vite gënjeshtra, mjaft më

BDI dhe aleatët e saj e kanë shndërruar politikën në një lojë logosh dhe ngjyrash. Herë shpallen Front Evropian, herë Front Kombëtar, sot me emrin AKI, çdo ditë një identitet i ri, vetëm e vetëm për ta fshehur krizën e brendshme dhe dështimet 23-vjeçare. Kështu ka akuzuar koalicioni VLEN, ndërsa thonë se ky është tregues i qartë i një partie që nuk e di kush është dhe ku po shkon.

“Një ditë ngjyra e gjelbër, ditën tjetër e kaltër, por në çdo rast, qytetarët i shohin të njëjtët njerëz, me të njëjtat dështime dhe me të njëjtin korrupsion. Ndërkohë, nga ‘Fronti’ i tyre po largohen një e nga një: u largua partia turke, e cila ka qenë forcë serioze me rreth 20 mijë qytetarë mbështetës; u largua Menduh Thaçi, dhe ky është vetëm fillimi. Forcat që në të kaluarën janë përplasur rëndë mes vete, sot përpiqen të fshihen nën një logo të përbashkët, por qytetarët e dinë mirë se kjo është vetëm një fasadë”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Në anën tjetër, vijon më tej reagimi, VLEN asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë më i bashkuar. “Këtë e dëshmojmë çdo ditë, në çdo vendim dhe mbi të gjitha me kandidaturat tona të përbashkëta, që janë shpresa e qytetarëve për ndryshim. Vlera nuk maten me logo e ngjyra të ndërruara, por me veprime konkrete për qytetarët. Në këtë drejtim, VLEN është e vetmja alternativë e vërtetë për ndryshim dhe zhvillim. 23 vite në pushtet, e tash mendojnë se duke ndërruar ngjyrat dhe emrin mund ta fshijnë historinë e mashtrimeve. Por shqiptarët nuk harrojnë: korrupsionin, pazaret dhe zhgënjimet nuk i mbulon asnjë logo e re”.

Mos e humb lajmin

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Filloi me punë naftësjellësi Selanik – Shkup

Në ditën e fundit të vitit u lëshua në...

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img