Fëmijët janë më të prekur nga infeksionet dhe virozat verore/ Zakonisht kanë barkqitje, të vjella dhe temperaturë

Këtë verë Klinika e Fëmijëve për Sëmundje të Mushkërive-Kozle ka regjistruar rritje të numrit të vizitave krahasuar me vitet e mëparshme. Vetëm gjatë fundjavës që lamë pas janë kryer mbi 200 kontrolle. Mjekja Elena Gjinovska thotë se më të prekurit nga sëmundjet sezonale janë fëmijët deri në moshën një vjeçare, të cilët përbëjnë kategorinë më të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe komplikimeve gjatë periudhës së verës.

“Në këtë periudhë për dallim nga verat e viteve të kaluara është rritur frekuentimi i pacientëve. Dominojnë simptomat gastro intenstinale, apo barkqitja, vjellja dhe me temperaturë të lartë, këto janë arsyet më të shpeshta që fëmijët paraqiten në klinikë. Gjatë periudhës së fundjavës kemi rreth 250 kontrolle ambulantore, ndërsa numri i hospitalizimieve nuk është sikurse në periudhën e dimrit”, deklaroi Elena Gjinovska Tasevska, mjeke.

Gjatë kësaj periudhe kur infeksionet shfaqen më shpesh, mjekët rekomandojnë që fëmijët fillimisht të trajtohen në kushte shtëpiake ndërsa mjekët amë të bëjnë vlerësimin e nevojës për trajtim me të specializuar.

“Fillimisht në kushte shtëpiake të hidratohet fëmija, t’i jepet mjaftueshëm lëngje, t’i jepet barna kundër temperaturës, në bazë të nevojës nëse zgjatë më shumë se dy ditë, të vizitohet mjeku amë dhe më pas ai bënë vlerësim se cilët pacientë të udhëzohen për në klinikën tonë për diçka më serioze apo eventualisht hospitalizimin e fëmijëve”, u shpreh Elena Gjinovska Tasevska, mjeke.

Aktualisht në Klinikën e Kozles janë të shtruar 35 pacientë, ku më së shumti trajtohen raste me probleme të aparatit gastrointestinal të brendshëm dhe sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes. /Alsat.mk

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img