Sotir Lukrovski, kandidati i VMRO për Karposh, takim të ngrohtë me fqinjët: Vrapojmë së bashku për një të ardhme më të mirë

Në një atmosferë miqësore dhe plot nostalgji, kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski, ka realizuar një takim për kafe me fqinjët dhe miqtë e tij shumëvjeçarë, Tafe dhe Kire. Takimi është zhvilluar në zemër të lagjes, aty ku Lukrovski ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe ku siç thotë vetë ai, ndihen rrënjët e përbashkëta të komunitetit.

“Në një bisedë të ngrohtë dhe të sinqertë, folëm për problemet e përditshme të lagjes, për sportin, për kujtimet nga shkolla, dhe për atë që na lidh më së shumti – dëshira për një Karposh më të mirë për fëmijët tanë,” shkruan Lukrovski në një postim në rrjetet sociale.

Ai thekson se bashkë me fqinjët kanë dhënë fjalën që të jenë në të njëjtën anë – në anën e ndryshimit pozitiv dhe zhvillimit për komunën.

“Na bashkon jo vetëm miqësia, por edhe përgjegjësia që ndjejmë për komunitetin tonë. I dhamë fjalën njëri-tjetrit se do të ‘vrapojmë’ për një të nesërme më të mirë për të gjithë banorët e Karposhit,” thekson Lukrovski.

Kandidatura e tij është pritur me interes nga banorët, të cilët e njohin prej vitesh si një qytetar aktiv, të përkushtuar dhe gjithmonë pranë njerëzve. Me një qasje praktike dhe me përvojën e tij në sektorin real, Lukrovski premton se do të sjellë frymë të re në administrimin lokal, duke vendosur nevojat e qytetarëve në qendër të programit të tij.

Ai ka paralajmëruar se fushata e tij do të fokusohet në zgjidhjen e problemeve reale si infrastruktura, pastrimi publik, gjelbërimi dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në çdo pjesë të Komunës së Karposhit.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img