Grenell: Kurti e Osmani të bëjnë më tepër për ta mbrojtur Kosovën, sot është Thaçi, nesër mund të jenë ata

Richard Grenell, përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, i ka komentuar zhvillimet në Gjykatën Speciale.

I pyetur se në rast se ish-presidenti Hashim Thaçi do të dënohej, a do ta njihte këtë vendim qeveria amerikane, Grenall tha se ka ende besim në sistemin e drejtësisë dhe që individët do t’i dëgjojnë provat dhe nuk do të veprojnë politikisht.

“Shikoni, unë kam ende besim në sistemin e drejtësisë që individët që po i dëgjojnë provat nuk do të veprojnë politikisht. Shikoni provat dhe unë më të vërtetë do t’i inkurajojë njerëzit të shohin se çfarë po thonë, si aktakuza ndaj Thaçit”, ka deklaruar Grenell një intervistë për Klan Kosova.

“Unë përqendrohem në këtë rast në Hagë. Nuk dua të futem në këtë. Dua të kem shpresë dhe mendje të shëndosh se gjyqtarët do ta hedhin [aktakuzën] dhe në atë moment dua të kemi një pajtim të mirëfilltë se pse po ndodh kjo, pse po ndodhin këto ndjekje politike penale. Duhet rregullojmë këtë rrëmujë”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani mund ta ndihmojnë Hashim Thaçin, pasi sipas tij, kjo nuk është për ta mbrojtur Thaçin si individ por për ta mbrojtur Kosovën.
“Mendoj se qoftë presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti mund të bëjnë diçka dhe kjo nuk ka të bëjë për ta ndihmuar Hashim Thaçin por për ta ndihmuar Kosovën. Kjo ka të bëjë me rikthimin e sovranitetit të Kosovës duke thënë se ne do t’i trajtojmë vet çështjet tona gjyqësore”.

“Askush s’po thotë që këto aktakuza të hedhen automatikisht, por kishim një vizion gjithmonë që të mos kemi një gjyqtar ndërkombëtar që gjykon, por të marrin gjyqtarë të Kosovës dhe të tregojnë se kanë një sistem gjyqësor në vend për të vënë drejtësinë në mënyrë të duhur”, tha Grenell.

Ai i bëri apel Kurtit e Osmanit që të dy të bëjnë më “shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata”.

“Kisha bërë apel te Albin Kurti dhe presidentja Osmani që të dy të bëjnë më shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata. Ndjekjet politike janë të tmerrshme, duhet t’i refuzojmë këto dhe duhet të kemi një sistem që iu mbron nga kjo, qoftë në Amerikë, qoftë në Kosovë”, tha Grenell.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img