Klubi i futbollit KF Dukagjini nga Gjakova, që garon në Ligën e Dytë të Kosovës, ka njoftuar me pikëllim ndarjen nga jeta të futbollistit të saj, Bajram Rragamaj.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi ka shprehur dhimbjen për humbjen e lojtarit, duke e vlerësuar atë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte treguar ndaj ekipit dhe futbollit.
“Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte gjithmonë. Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që pati fatin ta njohë”, thuhet në reagimin e klubit.