Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve

Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët, ku theksoi se zhvillimi ekonomik i vendit mbetet baza kryesore e përmirësimit të kushteve të jetesës. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek rritja e ekonomisë shqiptare ndër vite, duke nënvizuar se vendi ka kaluar në një nivel të ri zhvillimi.

Sipas tij, ekonomia shqiptare është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga më pak se 10 miliardë euro në mbi 27 miliardë euro aktualisht, shkruan abcnews.al, raporton KlanKosova.tv.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi gjithashtu se vetëm në periudhën 2024–2025, të ardhurat për frymë kanë shënuar rritje me mbi 1 mijë euro, çka sipas tij dëshmon për përmirësimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

“Thelbi i gjithë këtyre që po them është ekonomia, thelbi i ekonomisë sonë që po na i jep këto mundësi. Lajmi i mirë sot është që kemi kaluar në një tjetër nivel. E kemi marrë vendin nën 10 miliard euro, sot jemi mbi 27 miliard. Vetëm nga 2024-2025, të ardhurat për frymë janë mbi 1 mijë”, tha kryeministri Rama.

Mos e humb lajmin

Qoku: Nuk ka përplasje mes 4 liderëve! Në VLEN, “fatkeqësisht” janë shumë mirë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku mohon...

Mariçiq, ka ambicie për postin e numrit një të KShZ

Ish Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ka ambicie për...

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar...

Deri më 15 janar zgjat regjistrimi dhe çregjistrimi i obliguesve të TVSH-së

Të gjithë personat juridik dhe fizik që nga dhjetori...
spot_img
spot_imgspot_img