Nënkryetari i Kuvendit, Antonijo Milloshoski u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Sh.T. Ola Sulstrom, i shoqëruar nga zëvendësshefi i misionit Elizabet Dalberg Frisk.
Në këtë bisedim u theksuan marrëdhëniet e përkryera bilaterale të të dyja shteteve, të bazuara në besimin dhe respektimin e ndërsjellë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin parlamentar dhe ekonomik.
Nënkryetari Milloshoski e falënderoi Mbretërinë e Suedisë për mbështetjen konstante që ia jep shtetit tonë në procesin e integrimit në BE.